Periudha e garancionit fillon nga data e blerjes dhe perfundon ne afatin e caktuar për vlefshmërine e garancionit në bazë të produktit. Sherbimi i garancionit do të kryhet në vendet e përcaktuara për servisim nga Teknotik kurse Shërbimet e transportit për produktin i cili është brenda garancionit i bartë vetë blerësi.

Garancioni mbulon riparimin (kthimin ne gjendje pune) falas të produkteve të shitura mbrenda afatit të garancionit për produktin e blerë nga Teknotik.

Që të jetë I vlefshëm garancioni për produktin e blerë, pala blerëse duhet ti përmbahet këtyre udhëzimeve: Produkti të reklamohet brenda periudhes së garancionit dhe të sillet në servis mbrenda këtij afati.

  • Produkti shoqërohet me faturen e blerjesose fletegarancionin si dhe duhet të ketë numrin serik të pa dëmtuar.
  • Produkti duhet të mos jetë I hapur ose servisuar paraprakisht nga personat e pa autorizuar.
  • Garancioni i produktit nuk vlen nëse kushtet e lartëshënuara nuk jane të plotësuara nga blerësi

Për të gjitha produktet e blera nga Teknotik Sh.p.k afati për reklamimin e produktit në rast se produkti ka probleme është 48 orë.

Blerësi është I obliguar që produktin ta sjell me të gjitha paisjet përcjellëse që I posedon produkti, ndërsa Teknotik me pranimin e reklamimit të produktit është I obliguar që ta zëvendësoj atë me produkt të ri apo kthimin e mjeteve nëse nuk ka produkt të njejtë për zëvendësim apo sipas marrëveshjes edhe me produktin që pala dëshiron dhe dallimi i cmimit paguhet, respektivisht kthehet.

Teknotik është i obliguar që të bëjë diagnostifikimin e paisjes dhe riparimin në afat prej 15-40 ditë nga koha e pranimit në servis.

Në asnjë rast pjesë e garancionit nuk janë çantat, kabllot, filterët e ndryshëm, telekomandat, adapterët, bateritë dhe pjesët e ngjashme, si dhe produktet e konsumueshme.


Në rast se defekti nuk mund te eliminohet,Teknotik merr përsipër zëvendësimin me një produkt te njejtë apo rimbursimin e produktit. Gjithashtu produkti mund te zëvendesohet me një produkt me karakteristika te njejta ose më të mira, Teknotik sh.p.k nuk merrë përgjegjësi për zevendësimin e njejtë të produktit i cili është jashtë prodhimit dhe tregut. Koha e garancionit të produktit të zëvendësuar/riparuar zgjatet për 15 ditë të tjera nëse defekti ka ndodhur në 30 ditëshin e fundit te garancionit, përndryshe ruhet data e skadencës së produktit fillestar.

Teknotik garanton që të gjitha pajisjet dhe aksesorët e prodhuara prej saj, janë konform specifikave teknike të deklaruara dhe janë të kualifikuara për përdorimet e parashikuara.

Përdorimi komfort këtyre specifikimeve e udhëzimeve përkatëse të përdorimit, bën të mundur edhe përfitimin e garancionit sipas produkteve përkatëse. Ky garancion përfitohet për pajisje që përdoren në ambiente familjare banimi. Nëse pajisjet janë përdorur në biznes, ata nuk mund të mbulohen nga ky garancion.

Garancioni nuk vlenë per defektet e shkaktuara nga:

-Dëmtime fizike që vijnë si pasojë e keqpërdorimit, pakujdesisë ose transportimit të papërshtatshëm.

-Mosrespektimi i instruksioneve për instalimin/përdorimin e produktit.

-Keqpërdorimi i kapaciteteve të produktit në kundërshtim me udhëzimin e prodhuesit në manual.

-Përdorimi i produktit në ambiente të papërshtatshme (pluhur, lagështirë, dridhje, nxehtësi, fusha manjetike, etj.).

-Materiale të lengshme (ujë, etj.), zjarri, shkaqe natyrore apo vjedhje.

-Mbitensioni elektrik ose puna në tension jashtë kufijve ( 230 ± 15%) të përcaktuara në manualin e produktit.

-Dëmet që mund t’i shkaktohen klientit apo palëve te treta në aktivitetin e tyre nga mosfunksionimi i produktit.

-Kjo vlen edhe kur mosfunksionimi vjen për shkak të defekteve që mbulohen nga garancia.

-Nëse produktit i janë kryer shërbime apo instalime nga persona të paautorizuar me shkrim nga serviset zyrtatre të Teknotik/Markës përkatëse.

-Defektet e shkaktuara mbi produktin për shkak të lidhjes së tij me produkte të tjera që nuk përputhen me produktin

-Pjeset e konsumueshme te produkteve Filter, Adapter, Tuba,Telekomande, etj

-Programet (demtimi/fshirja/humbja e tyre).

-Demtimi nga viruset.

-Demtimi i plote/pjesshem i programeve apo informacioneve per shkak te defekteve te produktit

 Vemendje:

Tarifa per cdo vizite ne shtepi te klienti do te jete 10 euro pa marre parasysh zonen gjeografike.Nese produkti sjellet ne hapesirat e servisit nga konsumatori,perjashtohet tarifa e vizites.

Shopping Cart (0)

No products in the cart. No products in the cart.