Kushtet e Garancionit për Produktet e Blera nga Teknotik
Periudha dhe Përkufizimi i Garancionit
- Periudha e Garancionit:
Garancioni fillon nga data e blerjes dhe përfundon në afatin e caktuar për vlefshmërinë e garancionit të produktit, sipas specifikave të produktit. - Shërbimi i Garancionit:
Shërbimi i garancionit do të kryhet në vendet e përcaktuara për servis nga Teknotik. Shërbimet e transportit për produktin që është në garanci duhet të bëhen nga blerësi. - Riparimi dhe Kthimi në Gjendje Pune:
Garancioni mbulon riparimin falas të produkteve të shitura brenda periudhës së garancionit nga Teknotik.
Kushtet për Vlefshmërinë e Garancionit
Për të qenë i vlefshëm garancioni, blerësi duhet të:
- Reklamojë produktin pranë servisit brenda periudhës së garancionit dhe të sjellë produktin në servis brenda këtij afati.
- Shoqërojë produktin me Faturën e Blerjes dhe të ketë numrin serik të pa dëmtuar.
- Sigurojë që produkti të mos jetë hapur apo servisuar paraprakisht nga persona të pa autorizuar.
- Plotësojë të gjitha kushtet e lartpërmendura; nd otherwise, garancioni nuk është i vlefshëm.
Procedura për Reklamim dhe Zëvendësim
- Afati për Reklamim:
Afati për reklamimin e produktit në rast problemesh është 48 orë. - Kërkesat për Reklamim:
Blerësi është i obliguar të sjellë produktin me të gjitha pajisjet përcjellëse dhe paketimin original. - Zëvendësimi dhe Kthimi i Mjeteve:
Nëse produkti nuk mund të riparohet, Teknotik do të zëvendësojë produktin me një të ri ose do të kthejë mjetet nëse nuk ka produkt të njëjtë për zëvendësim. Zëvendësimi mund të bëhet edhe me një produkt të ngjashëm ose më të mirë, dhe dallimi i çmimit duhet të paguhet ose të kthehet.
Koha e Riparimit dhe Pjesët e Garancionit
- Koha për Diagnostifikim dhe Riparim:
Teknotik është i obliguar të bëjë diagnostifikimin dhe riparimin e produktit në afat prej 15-40 ditë nga koha e pranimit në servis. - Pjesët e Garancionit:
Garancioni nuk mbulon çantat, kabllot, filtrat e ndryshëm, telekomandat, adapterët, bateritë dhe pjesët e ngjashme si dhe produktet e konsumueshme. - Zëvendësimi dhe Garancioni i Produktit të Zëvendësuar/Riparuar:
Nëse defekti ndodhi në 30 ditëshin e fundit të garancionit, koha e garancionit për produktin e zëvendësuar/riparuar zgjatet për 15 ditë të tjera. Në të kundërt, ruhet data e skadencës së produktit fillestar.
Pëjashtimet nga Garancioni
Garancioni nuk mbulon defektet e shkaktuara nga:
- Dëmtime fizike për shkak të keqpërdorimit, pakujdesisë ose transportimit të papërshtatshëm.
- Mosrespektimin e instrukcioneve për instalimin ose përdorimin e produktit.
- Keqpërdorimi i kapaciteteve të produktit në kundërshtim me udhëzimet e prodhuesit.
- Përdorimi në ambiente të papërshtatshme (pluhur, lagështirë, dridhje, etj.).
- Materiale të lëngshme, zjarri, shkaqe natyrore ose vjedhje.
- Mbitensioni elektrik ose punë jashtë kufijve të përcaktuar në manualin e produktit.
- Dëmet që mund të shkaktohen klientit apo palëve të treta nga mosfunksionimi i produktit.
- Shërbime apo instalime nga persona të paautorizuar.
- Defekte për shkak të lidhjes me produkte të tjera që nuk përputhen.
- Pjesët e konsumueshme të produkteve (filter, adapter, tuba, telekomanda, etj.).
- Programet (dëmtimi/fshirja/humbja e tyre).
- Dëmtimi nga viruset dhe dëmtimi i programeve ose informacionit për shkak të defekteve të produktit.
Shënim:
Për të qenë i vlefshëm garancion duhet të bashkëngjitet Kuponi Fiskal. Pa këtë, garancioni nuk është i vlefshëm.
Vëmendje:
Blerësi konfirmon se ka blerë produktin në kushte të mira dhe me të gjitha pajisjet përcjellëse, dhe ka lexuar dhe kuptuar kushtet e garancionit. Nëse nuk i përmbahet rregullave, garancioni nuk është i vlefshëm.